Në Suedi ”ndalohet” të jesh… i varfër!
Nuk do të mund të ketë më lypës në rrugët e Suedisë dhe propozimi vjen nga qeveria e qendrës së djathtë të vendit skandinav, e cila ka formuar një komision që do të duhet të hartojë një raport mbi të mirat dhe të këqijat dhe mënyrën e vendosjes së ndalimit kombëtar të lypjes deri më 26 qershor, shkruan adnkronos.com.
Aktualisht, bashkitë tashmë mund ta ndalojnë praktikën në disa vende të veçanta përmes urdhëresave lokale dhe në kushte të caktuara, por në propozimet e fushatës elektorale të kryer nga partia e ekstremit të djathtë ”Demokratët suedezë” kjo duhet të shtrihet në të gjithë vendin.
Rritja e numrit të lypsarëve ka sjellë rritjen e kriminalitetit.
Një rritje kjo edhe për faktin se, pohon qeveria gjatë krijimit të komisionit, ”që nga fillimi i viteve 1910, qytetarët e BE-së kanë filluar të vijnë në Suedi në një masë më të madhe se më parë, ndër të tjera, për të kërkuar lëmoshë”.
Fanny Siltberg, zëdhënëse e organizatës së krishterë ”Stokholms Stadsmission”, e quajti projektin “një përpjekje të kotë për të zhvendosur problemin duke e bërë të paligjshme varfërinë”.
Ndërsa liberalja Anna Starbrink ka thënë tashmë se nuk do të votojë pro, sepse “nuk mund t’i ndalosh njerëzit të kërkojnë ndihmë”. /atsh/