Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij të radhës ka bërë bashkë trajnerin e kombëtares shqiptare, brazilianin Silvinjo dhe zëvendësit e tij Pablo Havier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Zhunior.
Një aspekt mjaft interesant i bashkëbisedimit ishte ai kur Silvinjo ka treguar se sekreti i gjithçkaje është kontakti me lojtarët duke iu qëndruar afër.
“Jo, nuk është e lehtë, po ketë drejtë. Ne shkojmë aty të punojmë me të gjithë. Pjesë e rëndësishme e drejtimit është se ne nuk e humbasin kontaktin me lojtarin në këtë moment. Flasim me ta, shkojmë t’i shohim, jemi aty, praktikisht, iu qëndrojmë afër të gjithëve dhe kur vijnë sërish, e dinë tashmë çfarë do të gjejnë te ne në kuptimin e mesazhit, pra edhe kjo është një punë që e bëjmë, një punë që bëhet. Është e drejtë, përvoja është. Mendoj që ne kemi një përvojë të bukur në jetë”, u shpreh Silvinjo.
Ai shtoi se gjithë eksperiencën e tij kërkon t’ua transmetojë lojtarëve.
“Si ish-futbollistë mund t’ua përcjellim këtë vërtet atyre, të vihemi në anën tjetër, kjo mendoj dihet. Ajo çfarë shqetëson është që në kombëtare është gjithnjë e vështirë, pasi vijnë nga shumë skuadra, ndërsa ne jemi gjithnjë aty dhe ata e dinë si lojtarë se, përveç ndonjë dëmtimi, do i shohim sërish pas 30 ditësh dhe nëse gjërat shkojnë mirë me të gjithë, do të rinisim në tetor të gjithë së bashku”, ka theksuar trajneri brazilian.