Hezbollah: I hapur ndaj armëpushimit, por edhe i gatshëm për të vazhduar luftën

Hezbollah: I hapur ndaj armëpushimit, por edhe i gatshëm për të vazhduar luftën

Milicia libaneze e Hezbollahut është shprehur e hapur për një armëpushim me Izraelin, sipas nënkryetarit të organizatës së mbështetur nga Irani, Naim Qassem.

Në një fjalim televiziv, Qassem tha se ai do të mbështeste nismën e kryetarit të parlamentit, Nabih Berri për një armëpushim.

“Nëse armiku vazhdon luftën e tij, fusha do të vendosë. Ne nuk do të lutemi për një zgjidhje. Ne do të vazhdojmë, do të bëjmë sakrifica”, tha ai.

Ai tha se i besonte Berrit, i cili konsiderohet aleat i Hezbollahut, në negociatat për një armëpushim të mundshëm.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka vazhduar sulmet ajrore dhe ofensivën tokësore në Liban.

Gjithashtu, Hezbollahu ka lëshuar dhjetëra raketa në drejtim të Izraelit. /ATSH/

Share This