Shiten brenda pak orëve biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki
Biletat e ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian në mes të Shqipërisë dhe Republikës së Çekisë janë shitur.
Biletat për ndeshjen që zhvillohet më 12 tetor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë janë shitur brenda pak orëve kur kanë dal në shitje të premten mbrëma.
Në sistemin “online” tashmë nuk ka asnjë vend të lirë, shkruan Lajmi.
Stadiumi ka kapacitet prej 22 mijë e 500 ulëseve. Ndeshja i takon Grupit E kualifikues.
Shqipëria i prinë këtij grupi dhe deri në fund të ciklit eliminator i ka edhe tri ndeshje.
Megjithatë, më e rëndësishmja vlerësohet me Çekinë, e cila ka një ndeshje më pak të luajtur se Shqipëria.
Kuqezinjtë kanë tubuar 10 pikë pas pesë ndeshjeve, dy më shumë se Çekia. Pas duelit me Çekinë, Shqipëria dy ndeshjet e fundit eliminatore, do t’i luajë në muajin nëntor – me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.