Zyrtare: Kosova dhe Shqipëria bashkë për CEV U16 Eurovolley 2025

Zyrtare: Kosova dhe Shqipëria bashkë për CEV U16 Eurovolley 2025

Një super lajm për sportin tonë! Nga 2-13 korrik 2025, Kosova dhe Shqipëria do të organizojnë bashkërisht Kampionatin Evropian CEV U16 për Femra!

“Me pjesëmarrjen e 27 shteteve nga e gjithë Evropa, ky kampionat do të sjellë emocionet e ndeshjeve më të mira të volejbollit në Prishtinë dhe Tiranë. CEV i ka besuar këtë organizim të madh Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV)”, thuhet në njoftimin e FVK-së.

Sipas këtij njoftimi, ky është një moment historik për të dyja vendet tona, duke treguar fuqinë e bashkëpunimit në sport!

Share This