Botë Uragani Milton drejt Floridës, intensifikohet në stuhi ‘potencialisht katastrofike’
Uragani Milton është intensifikuar me shpejtësi në një stuhi tejet të rrezikshme të kategorisë së pestë, teksa ka marrë rrugën drejt Floridës.
Teksa Milton përshkon skajin verior të gadishullit Jukatan të Meksikës, shpejtësia e erës arrin deri në 285 km/h. Parashikuesit paralajmërojnë për stuhi potencialisht katastrofike përgjatë zonave bregdetare.
Stuhia pritet të godasë qytetin shumë të populluar të Tampa Bay me fuqi të plotë të mërkurën.
Qytetarëve të Floridës u është thënë të përgatiten për përpjekjen më të madhe të evakuimit të shtetit në vite, ndërsa guvernatori Ron DeSantis ka paralajmëruar se “koha për njerëzit që të evakuohen po mbaron me shpejtësi”.
Paralajmërimet për uraganin Milton vijnë vetëm 10 ditë pasi uragani Helene (stuhia më vdekjeprurëse kontinentale që nga Katrina në 2005) goditi juglindjen e SHBA-së, duke u marrë jetën të paktën 225 personave, ndërsa qindra të tjerë vijojnë të zhdukur.
Ken Graham, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Motit [NWS], tha se Milton u bë një uragan i kategorisë së pestë me shpejtësi rekord.
Uraganët ndahen në pesë kategori bazuar në shpejtësinë e erës së tyre.
Ata që arrijnë kategorinë tre e lart konsiderohen uragane të mëdha për shkak të potencialit të tyre për humbje të konsiderueshme të jetës dhe dëme, sipas NËS.
Uragani Milton pritet të dobësohet këtë të martë teksa udhëton mbi Gjirin e Meksikës, duke zbritur në një stuhi të kategorisë së tretë deri në momentin që të arrijë në gjirin Tampa të Floridës të mërkurën në mbrëmje ose mëngjesin e së enjtes.
Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëroi se shiu i rrëmbyeshëm dhe pwrmbytje.
Totali i reshjeve mund të arrijë nivelet maksimale të lokalizuara prej 38 cm dhe zonat bregdetare mund të shohin stuhi prej 10-15ft (3-4,5m), raporton rtsh.