Inkuadrohet nga banka rezervë, Arbnor Muja e bënë të vetën: Shënon gol dhe asiston (VIDEO)

Inkuadrohet nga banka rezervë, Arbnor Muja e bënë të vetën: Shënon gol dhe asiston (VIDEO)

Antverpi ka mposhtur sot me shifrat 0-3 Vesterlonë në transfertë. Protagonist në këtë përballje ishte edhe sulmuesi i sapo afruar te Shqipëria, Arbnor Muja.

Ky i fundit hyri nga stoli në minutën e 64-t, kur rezultati ishte 0-1, dhe menjëherë bëri diferencën.

Vetëm 4 minuta pasi hyri në fushë, Muja dha një assist fantastik për Bataille, i cili i çoi shifrat në 0-2.

Ndërkohë, në minutën e 84-t, lojtari shqiptar e dërgoi topin në rrjetë nga një pozicion ku nuk mund të gabonte.

Në fund Antverpi fitoi me shifrat 0-3, duke marrë tre pikë të rëndësishme në kampionatin belg.

https://twitter.com/i/status/1702781943115399599

Share This