Ajeti optimist: Mund t’ia dalim ndaj çdokujt
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti, të hënën në një konferencën për media, ka folur për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë më 11 tetor luajnë në udhëtim te Çekia, derisa tri ditë më vonë, Shqipëria sfidon Gjeorgjinë në Tbilisi.
Ajeti thotë se janë ndeshje të forta, por që Shqipëria do të synojë pikët maksimale.
“Është akoma herët për të fol për ekipin, sepse ende nuk janë bashkuar të gjithë lojtarët. Kemi kualitet dhe mund t’ia dalim ndaj çdokujt, por nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Ajeti.
“I dimë cilësitë e Çekisë me të cilën kemi luajtur dy herë kundër. Gjeorgjia dihet, ka një kualitet shumë të lartë dhe luajnë një futboll shumë të shpejtë dhe të shohim si do ia dalim, por kam shumë besim”, ka pohuar mbrojtësi kuqezi.