A u dorëzua Qeveria?, ‘RTK’-ja raporton se është ndryshuar masa për mallra serbe në pikën e Merdares
Bisedimet e shumta në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Gjermanisë mesa duket po japin rezultat.
Kjo pasi “RTK”-ja ka raportuar se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe.
Siç raporton “RTK”-ja, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që të masa të ndryshohet nga qarkullim i kufizuar në kontroll të shtuar në pikën e Merdares.
Së fundi Kosova është përballur me presion për heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia.
Gjermania ka kërcënuar që nëse nuk merret ky vendim atëherë Kosova nuk do të marrë pjesë në samitin e 14 tetorit.