Qeveria rrit të gjitha pensionet për 20 për qind
Kryeministri Albin Kurti sapo ka njoftuar se Qeveria që drejton ai ka marrë vendim që të gjitha pensionet të rritën për 20 për qind.
Kurti përmes një konference për media ka dhënë lajmin se nga ky muaj do të ketë rritje të pensionit bazikë për 20 për qind .
“Sot kam kënaqësinë që të ju jap një lajm te mirë të gjithë pensionistëve. Nga ky muaj, do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet si në vijim: Pensionin bazik i moshës, kontibutpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, ka thënë shefi i ekzekutivit, raporton Ballkani.info.
Kurti ka treguar se nga muaji janar i vitit 2025-të, do të ketë rritje për 20 për qind edhe për pensionet e përcaktuara në Ligjin për kategoritë e luftë.