Premier League/ S’fitojnë Man United dhe Chelsea
Manchester United dhe Chelsea nuk kanë mundur të marrë më shumë së nga një pikë në përballje me Aston Villan përkatësisht Nottingham Forest.
Aston Villa dhe Man United luajtën pa gola, të dielën në kuadër të javës së shtatë të Premier League-s.
Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka prodhuar raste të shumta, por asnjëra skuadër të paktën njëherë nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë.
Pas këtij barazimi, Aston Villa renditet e pesta me 14 pikë, derisa Man United renditet e 14-ta me vetëm tetë sosh.
Ndërkohë, dueli mes Chelsea-s dhe Nottingham Forest është mbyllur baras 1-1.
Wood (49’), kalojë skuadrën mike në epërsi prej 0-1, derisa Madueke (57’) barazoi rezultatin në 1-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo ndeshje.
Chelsea është në pozitën e katërt me 14 pikë, kurse, Fores ka katër pikë më pak në vendin e 10-të.