Rasti në Badoc: Një viktimë gjendet në veturë, dy të tjerë në ujë
Njëri nga viktimat që bënë aksident duke rënë në liqenin e Badocit konfirmohet të jetë gjetur brenda veturës. Ndërkaq dy viktimat tjera janë gjetur në ujë.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka konfirmuar për intervenimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës për rastin.
“Ka ardhur ekipi i zhytjes së FSK-së, i kanë nxjerrë dy persona që kishin humbur jetën në ujë, njëri që ka mbetur në veturë e kemi tërhequr me litar, me kamion e kemi nxjerrë veturën me gjithë personin e vdekur, dhe pastaj sigurisht e kemi hequr edhe nga vetura bashkë me FSK-në, dhe e kemi dorëzuar te ekipet mjeko-ligjore”, ka thënë Gashi.
Tutje Gashi ka thënë se përpjekjet kanë qenë për ta nxjerrë veturën, por nuk kanë mundur për shkak se ishte e gjitha e zhytur në ujë. Ndërkaq ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. /rtk/