Simeone: Sociedadi është skuadër e vështirë

Simeone: Sociedadi është skuadër e vështirë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone pak orë para ndeshjes me Real Sociedadin, e ka vlerësuar të vështirë duelin me Sociedadin, por ai beson në rezultat pozitiv.

Sociedad dhe Atletico do të ndeshen sonte në një nga sfidat kryesore të kësaj fundjavë në La Ligë.

“Është e qartë se kundërshtari ynë është në formë të mirë, ka marrë rezultat të rëndësishme në ndeshjet e fundit”, ka thënë Simeone.

“Plani ynë nuk do të ndryshojë në duel me Sociedadin. Ne hyjmë për të bërë lojën tonë dhe për të marrë rezultat të favorshëm”, ka theksuar strategu argjentinas.

Ndeshja Sociedad-Atletico fillon në orën 21:00.

Share This