Tre të rinj humbën jetën në një aksident në Liqenin e Badovcit, Rama ngushëllon familjet

Tre të rinj humbën jetën në një aksident në Liqenin e Badovcit, Rama ngushëllon familjet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ngushëlluar familjet e tre të rinjve që humbën jetën në një aksident në Liqenin e Badovcit.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë pasi vetura me të cilën udhëtonin viktimat kishte rënë në Liqenin e Badocit.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badovcit. Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Share This