Urdhri i Gjykatës, ish-presidenti i Federatës Spanjolle, minimumi 200 metra larg futbollistes
Luis Rubiales nuk mund t’i ofrohet me shumë se 200 metra futbollistet së Spanjës, Jenni Hermoso, të cilën e puthi pa dëshirën e saj gjatë festimit të titullin të parë botëror.
Ky vendim u mor nga gjykata kombëtare e Madridit, e cila vendosi një urdhër kufizues me kërkesë të prokurorit publik ndaj ish-presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili humbi detyrën për shkak të skandalit që shpërtheu për puthjen jokonsensuale.
Përveç masës së ndalimit, Rubiales, i cili u mor në pyetje sot për rreth treçerek ore nga gjyqtarët, nuk do të mund të kontaktojë me lojtaren gjatë hetimeve.
Gjyqtari Francisco de Jorge megjithatë refuzoi kërkesën që Rubiales të paraqitej çdo 15 ditë për të hedhur firmën.