Premier League/ S’gabojnë Man City dhe Arsenali
Manchester City dhe Arsenali kanë arkëtuar edhe nga tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës në Premier League.
Kampionët në fuqi të Anglisë, mundën Fulhamin, me rezultat 3-2, të shtunën në ‘Etihad Stadium’ në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit anglez.
Të besuarit e Pep Guardiolës ishin ekip dominues në duel me Fulhamin edhe pse këta të fundit kaluan të parët në epërsi përmes Pereira (26’).
Megjithatë, ‘Qytetarët’ pesë minuta më vonë më anë të kroatit Kovacic barazuan shifrat në 1-1.
I njëjti lojtar dy pasi fillojë pjesëloja e dytë kalojë Cityn në epërsi prej 2-1. Për epërsinë e Cityt në 3-1 u përkujdes Doku (82’), kurse, golin e dytë për Fulhamin e shënoi Muniz (88’).
Pas kësaj fitore, City ka 17 pikë në vendin e dytë, një me pak se lideri i tabelës, Liverpool.
Pikët e plota i arkëtojë edhe Arsenali, e cila në ‘Emiratës’ mundi Southampton-in me përmbysje 3-1.
Archer (55’), kalojë në avantazh skuadrën mikë prej 0-1, derisa, Havertz (58’), Martinel (69’) dhe Saka (88’), realizuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Mikel Artetës, e cila tani ka 17 pikë në pozitën e tretë, kurse, Southampton renditet e parafundit me vetëm një pikë.