Ferizaj i fortë për Dukagjinin
Ferizaj ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në elitën e futbollit tonë, duke mundur Dukagjinin, me rezultat 2-1, të premten në ndeshjen e parë të javës së tetë.
Skuadra nikoqire ia doli që më një gol të Abdeen Abdul (21’) dhe një goli të Edon Sadriut (45’), të marr pikët maksimale në duel me klinasit, derisa për këta të fundit golin e vetëm e realizoi Altin Merlaku (83’).
Pas kësaj fitore, Ferizaj ka shtatë pikë dhe ngjitët në vendin e tetë, derisa ka një pikë më pak në pozitën e nëntë.