Arteta thotë se Odegaard i duhet Arsenalit për kohë të gjatë

Arteta thotë se Odegaard i duhet Arsenalit për kohë të gjatë

Arsenal po kërkon zgjatjen e kontratës me kapitenin, Martin Odegaard, marrëveshja me të cilin mbaron në qershor të vitit 2025.

Trajneri i skuadrës Mikel Arteta ka thënë se norvegjezi është shumë i rëndësishëm për skuadrën.

“Ai është kapiteni ynë, ai është një lojtar i madh për ne. Ai është me të vërtetë i rëndësishëm tani për tani po edhe për të ardhmen. Ne duam ta mbajmë këtu për një kohë të gjatë”, është shprehur spanjolli.

“Unë jam gjithmonë optimist. Ne jemi shumë afër një marrëveshje të re me të dhe agjentin e tij”.

Share This