U19/ Kosova zhvillon miqësore me Lihtenshtajnin
Kombëtarja e Kosovës U19 do ta luajë miqësoren e radhës kundër Lihtenshtajnit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, më 23 shtator, në orën 16:00.
Përzgjedhësi i Kombëtares U19, Adil Maliqi për këtë miqësore ka ftuar 20 futbollistë.
Grumbullimi i Dardanëve U19 do të fillojë më 20 shtator, derisa para kësaj ndeshje do të zhvillohen dy stërvitje, më 21 e 22 shtator, në orën 16:00.
Kjo miqësore do t’i shërbejë përzgjedhësit Maliqi për ta përgatitur sa më mirë ekipin me të cilin do të paraqitet në kualifikimet për Kampionatin Evropian në muajin nëntor, ku Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 7, ku janë përfshirë edhe Ukraina, Sllovakia dhe Malta.