Orav pritet nga Çeku, diskutuan për punët aktuale në MKRS

Orav pritet nga Çeku, diskutuan për punët aktuale në MKRS

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ministri Hajrulla Çeku ka pritur sot në takim shefin e ri të zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Sipas njoftimit, bashkë diskutuan për punët aktuale në MKRS, bashkëpunimin e deritanishëm dhe planifikimin e aktiviteteve me interes të përbashkët në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit.

Ministri Çeku e uroj për pozitën e re ndërsa ambasadori Orav e falenderoi për pritjen dhe gatishmërinë për të punuar së bashku.

Share This