Edhe një çmim tjetër për filmin ‘Aroma e trëndafilit të kuq’

Edhe një çmim tjetër për filmin ‘Aroma e trëndafilit të kuq’

Filmi shqiptar ‘Aroma e trëndafilit të kuq’ ka fituar edhe një çmim tjetër në një festival në Vjenë të Austrisë.

Filmi është me skenar dhe regji nga Aurel Naqi dhe do të bëjë ndalesën e radhës në edicionin e 27-të të festivalit të filmit në Filadelfia, ku konkurron për dy çmime: Drama dhe aktorja me e mire.

Ndërsa në festivalin e filmit në Lindenhurst konkurron për 6 çmime përfshirë, aktorja dhe drama me e mire.

Gjithashtu filmi do te marr pjese edhe në dy festivale të rëndësishme në muajin tetor:

-Louisville International Film Festival

-ARPA International Film Festival

Filmi do të përfundojë garën e festivaleve në pranverë dhe më pas do të vijë për publikun shqiptar. /rtk

Share This