Rashica: Ndjenjë e mrekullueshme të luash me fanellën e Besiktasit
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka thënë është i lumtur që është pjesë e Besiktasit.
Rashica gjatë kësaj verë iu bashkua Besiktasit nga Norwich City. Kosovari i cili sezonin e kaluar luajti në formë huazimi tek Galatasaray, thotë se mezi pret të luajë përsëri para tifozëve të zhurmshëm.
“Sezonin e kaluar pata një sezon të mirë dhe kalova shumë mirë me të gjithë atje. Kam bërë më të mirën, kam fituar një kampionat në fund të sezonit, por kam qenë një futbollist i huazuar. Kontrata ime kishte skaduar”, ka thënë Rashica.
Ai thotë Besiktasi ishte klubi që e donte më shumë. Ai shpreson se Besiktas do ta fitojë titullin e kampionit në Turqi.
“Unë jam gjithashtu një futbollist profesionist, kjo është puna dhe karriera ime. Gjithmonë duhet të mendoj për hapin tjetër. Ndër ofertat që kam marrë, klubi që më donte më shumë dhe ku doja më shumë të luaja ishte Besiktasi. Ne mbajtëm takimet tona dhe arritëm një marrëveshje. Mbi të gjitha uroj që ekipi ynë të ketë një sezon të mbarë dhe ta kurorëzojë sezonin me kupën e kampionatit në fund të kësaj rruge. Gjërat mund të mos shkojnë gjithmonë mirë, por siç sapo thatë, vërshëllima e fundit është në fushë. Unë kam një mentalitet futbolli që nuk ndalon së luftuari deri sa të bjerë vërshëllima e fundit, dhe kjo është arsyeja pse ekipi ynë dhe tifozët tanë mund të jenë të sigurt se sido që të jetë situata aktuale, do të shikojnë një Rashicë që nuk dorëzohet dhe nuk ndalet së luftuari deri në vërshëllimën e fundit”, ka theksuar Rashica.
Reprezentuesi i ‘Dardanëve’ thotë se është ndjenë e mrekullueshme të luash në fanellën e Besiktasit.
“Gjithçka është shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që jam në Besiktas. Është një ndjenjë e mrekullueshme për mua që mund të luaj me fanellën e Besiktasit”, ka pohuar Rashica.