Zvicra fton Xhakën dhe Zeqirin për ndeshjen kundër Serbisë
Dy shqiptarë në listën e Kombëtares së Zvicrës kundër Serbisë. Kapiteni Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri, do të jenë ata që do të udhëtojnë drejt Beogradit më 12 tetor.
Selektori Murat Yakin, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë përballje të nxehtë.
Përballjet mes helvetikëve dhe serbëve janë çdoherë të nxehta shkaku i futbollistëve shqiptarë, për arsye historike.
Në vitin 2022, në Kupën e Botës në Katar, Granit Xhaka ishte i përfshirë në incident shkaku i provokimeve dhe sulmit nga ana e ekipit serb.
Derisa në vitin 2018 po në Kupën e Botës, veçse atëherë në Rusi Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, ata që e mposhtën Serbinë me golat e tyre.
E veçanta e kësaj ishte se të dy festuan duke bërë me dorë shqiponjën.
Lista e Zvicrës: