Largohet nga FSK-ja rreshteri Leutrim Azemi, kjo është arsyeja
Lajmin e ka bërë me dije shoku i tij, Ardi Rushiti, i cili e ka bërë tag në “Facebook” edhe Leutrimin.
Sipas shkrimit që ka ndarë Ardi në “Facebook” Leutrimi do të merr rrugën për në Gjermani.
“Sot është dita jote e fundit në ushtri, dhe ndonëse unë u largova rreth një muaj më parë, dua të të falënderoj për çdo moment që kaluam bashkë gjatë këtyre viteve. Ka qenë një përvojë e veçantë dhe e paharrueshme të punoja dhe të kem në Skuadër një Rreshter si ju përkrah meje. Gjatë gjithë shërbimit tonë kemi përballuar sfida, kemi ndarë kujtime dhe kemi krijuar një vëllazëri që nuk do të zbehet kurrë”, ka shkruar Ardi, i cili është larguar nga FSK-ja një muaj më parë.
“Të uroj suksese në çdo hap që do të ndërmarrësh nga sot e tutje. Do të jemi në kontakt dhe mirë se vjen në anën tjetër të jetës ”, ka shkruar Ardi.