Al-Nassr, CR7 vazhdon të shënojë: Jam mësuar të thyej rekorde
Cristiano Ronaldo shënoi dje golin e 904-të në karrierën e tij me fanellën e Al-Nassr në fitoren 2-1 ndaj Al-Rayyan, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve AFC. CR7 foli për mediat vendase pas suksesit:
“Nuk është më e rëndësishme nëse jam më i miri apo jo, nuk më intereson më. Është gjithmonë mirë për një sulmues të shënojë, por për mua është më mirë nëse skuadra fiton. Jam mësuar të thyej rekorde dhe nuk i kërkoj më. Gjëja më e rëndësishme për mua tani është të argëtohem dhe të ndihmoj Al-Nassr dhe shokët e mi të fitojnë”.
“Ishte një gol ndryshe dhe i rëndësishëm sepse babai im do të ishte i lumtur nëse do të ishte gjallë, duke qenë se do të kishte ditëlindjen”. Komenti përfundimtar për të ardhmen e tij: “Nuk e di nëse do të pensionohem së shpejti, pas dy apo tre vitesh, por me siguri do ta bëj këtu te Al-Nassr”.