Musliu-Shoshi kërkon që Kosova të futet në agjendë për anëtarësim në KiE
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi është duke marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Këshillit të Evropës (KiE).
Gjatë fjalimit të saj, ajo ka njoftuar se ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i KiE-së, Alain Berset, që Kosova të futet në agjendën e Këshillit Ministror, në maj të 2025-s.
“Angazhimi dhe përkushtimi juaj për funksionimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut largon dyshimin në këtë proces për të drejtën e merituar të Kosovës për të qenë pjesë e këtij institucioni”, ka thënë Musliu-Shoshi.