De Vrij i Interit: Ne duhet të përmirësohemi

De Vrij i Interit: Ne duhet të përmirësohemi

Futbollisti i Interit, Stefan de Vrij mendon se skuadra e tij ende duhet të përmirësohet.

Kampionët në fuqi të Italisë pas javës së gjashtë renditen në vendin e katërt me 11-të pikë në Serie A, dy me pak se lideri i tabelës, Napoli.

Sipas De Vrij, skuadra ‘Nerazure’ duhet të përmirësohet në gjitha repartet jo vetëm në mbrojtje.

“Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të përmirësohemi. Por jo vetëm mbrojtësit, është gjithmonë i gjithë ekipi. Vitin e kaluar ne pranuam shumë pak gola dhe kjo ishte merita e të gjithëve”, ka thënë ai për mediet italiane, raporton RTKLive.

“Ne po shikojmë se çfarë bëjmë, flasim për këtë dhe kemi folur edhe më parë dhe kështu ne përpiqemi të paraqitemi sa më mirë”, ka theksuar De Vrij.

Interi sonte do të përballet me Cervena Zvezdën në ‘San Siro’, në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.

Share This