UEFA zyrtarisht hap procedurë disiplinore ndaj Rumanisë

UEFA zyrtarisht hap procedurë disiplinore ndaj Rumanisë

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian (UEFA), edhe zyrtarisht ka nisur hetimet kundër Rumanisë për skandalin që ndodhi në ndeshjen kundër Kosovës.

Në duelin Rumani-Kosovë (2-0), sfidë kjo e zhvilluar të martën mbrëma në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024, tifozët rumunë bënë skandal duke e shfaqur një baner me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, ndërsa bënë edhe thirrje “Serbia, Serbia”, derisa ndeshja ishte ndërprerë për rreth 50-të minutave.

Federata e Futbollit të Kosovës, dy ditë më parë është ankuar në UEFA për skandalin e ndodhur në stadiumin ‘National’ të Bukureshtit.

Akuzat për të cilat ngarkohen rumunët janë:

“Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumani”). Mesazhe provokuese të karakterit fyes (thirrje të paligjshme). Sjellje raciste. Ndezja e pishtarëve. – Hedhja e objekteve në fushë. Bllokimi i zonave të aksesit publik.”

Tri akuzat e para janë më të rënda për Rumaninë, e cila nëse shpallet fajtorë, rrezikon të luajë në shtëpi me dyer të mbyllura, pra pa shikues, kundër Andorrës më 15 tetor, madje edhe kundër Zvicrës më 21 nëntor, në ndeshjen e fundit eliminatore të Evropianit.

Share This