S’ndalet Asani, sulmuesi kuqezi sërish gjen golin
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani vazhdon me formën e mirë tek skuadra koreane Gwangju.
Asani ka gjetur sërish rrugën e golit për Gwangju në udhëtim tek Kavasaki Frontale në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Dy javë më parë Asani shënoi tre gola në fitoren e thellë 7-3 përballë Jokohamas në debutimin në Champions-in aziatik.
Forma e mirë e anësorit kuqezi është lajm i mirë edhe për kombëtaren shqiptare, që këtë muaj do të luajë dy ndeshje vendimtare në Ligën e Kombeve.