Van de Beek merr vendimin përfundimtar mbi të ardhmen
Mesfushori Donny van de Beek ka vendosur të qëndrojë te Manchester Unitedi.
Holandezi këtë javë ishte lidhur me disa klube turke, mirëpo nuk do të bëjë ndonjë lëvizje në orët e fundit.
Pas disa ofertave, Van de Beek ka vendosur të provojë edhe një herë që ta tregojë vetën në “Old Trafford” pavarësisht se është në dijeni që nuk do të jetë aspak e lehtë.
Sidoqoftë, gazetari Fabrizio Romano raporton se mesfushori mund ta konsiderojë largimin në janar nëse s’ka minutazhën e duhur.
Van de Beek në fakt s’është më në planet e Man Unitedit dhe kjo u konfirmua pasi e lanë jashtë listës së ekipit për Ligën e Kampionëve.