Në Sarajevë mbahet manifestimi kulturor `Ditët e Sidranit

Në Sarajevë mbahet manifestimi kulturor `Ditët e Sidranit

Në nderim dhe kujtim të Abdulah Sidranit, në Sarajevë po mbahet manifestimi “Ditët e Sidranit”.

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së poetit, dramaturgut, publicistit dhe skenaristit, Abdulah Sidran, do të mbahet edicioni i parë i festivalit të kulturës “Ditët e Sidranit”, që do të mbahet në Sarajevë.

Ky manifestim kulturor do të mbahet nga 30 shtatori deri më 5 tetor, në Sarajevë, që organizohet nga ‘Fondacioni Sidran’, në bashkorganizim me Qendrën Kulturore Boshnjake dhe Teatrin e Dhomës 55.

Sikundër njoftojnë mediet boshnjake, në kuadër të këtij manifestimi është planifikuar një segment i veçantë shoqërues dhe më 5 tetor në ambientet e Komunitetit të Shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë do të mbahet lexim poetik dhe diskutim për veprat e Abdulah Sidranit dhe poetit nga Kosova, Lulzim Tafa, i cili është i ftuari i programit.

Share This