Bajrami: Për shkak të çmimeve të larta një shoqni e zhytur në borxhe
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrin Hekuran Murati i cili ka thënë se janë rritur depozitat familjare në banka në Kosovë e që sipas tij simbolizojnë rritje ekonomike.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se bashkë me rritjen e depozitave në banka janë rritur overdraftet/mbitërheqjet e qytetarëve në banka.
“Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës mbitërheqjet në banka janë rritë nga 1 milardë e 682 milionë euro sa ishin për vitin 2020, në 5 milardë e 342 milionë euro për vitin 2023. Këto janë borxhe afat shkurtra që qytetarët i marrin në banka për të financuar kryesisht konsumin familjar (në plot raste qytetarët hynë minus në bankë ka data 20 e muajit aktual dhe mandej me të marrë pagën në fillim të muajit pasues e kthejnë këtë borxh. Overdraftet i shfrytëzojnë edhe bizneset, jo për investime, me shumë për shpenzime operative)”, ka shkruar Bajrami.
Bajrami ka thënë se rritja e çmimeve dhe mungesa e çfarëdo mase nga e qeverisë e ka shtyer popullin të zhytet në borxhe.
“Tani Hekuran Murati mundet me dalë në emër të fjalës së lirë dhe të thotë se edhe kjo është “shënjë e rritjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit nën qeverisjen e LVV-së”.
“E vërteta qëndon krejt ndryshe, rritja e çmimeve dhe mungesa e çfarëdo mase nga e qeverisë e ka shtyer një popull të tërë të zhyten në borxhe dhe po një pjesë e qytetarëve që kanë gjendjen finanaciare pak më të mirë po i ruajnë paratë e tyre në banka, sepse po kursejnë, janë të kufizuar në shpenzime, s’po investojë ngase ka mungesë të sigurisë ekonomike dhe jo vetëm”, ka shkruar Bajrami.