‘Buzëqesh’ Barça, Gundogan nuk ka pësuar lëndim serioz
Mesfushori i Barcelonës Ilkay Gundogan nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, ashtu siç frikësoheshin brenda klubit.
Ka pasur raportime se gjermani mund të mungojë për një kohë të gjatë pas atij lëndimi në shpinë në miqësoren kundër Francës.
Sidoqoftë, mediat katalunase raportojnë se pas testimeve të fundit lëndimi s’është aq serioz dhe ai mund të jetë gati qysh në vikend ndaj Real Betisit.
Kjo padyshim është një lajm i madh për Barcelonën, të cilët duhet t’ia dalin për disa javë pa mesfushorin Pedri dhe në rast të mungesës së Gundogan atëherë do të ishte një goditje e rëndë.
Barcelona është duke tentuar ta mbrojë titullin kampion në La Liga, si dhe të bëjë ndonjë mrekulli në Ligën e Kampionëve.