Pisilli: Të shënosh gol në fanellën e Romës është një ëndërr

Pisilli: Të shënosh gol në fanellën e Romës është një ëndërr

Futbollisti i AS Romës, Niccolo Pisilli, ka thënë se është shumë i lumtur me golin e shënuar në fitoren e ‘romakëve’ ndaj Venezia-s.

Roma mundi Venezia-n (2-1), fundjavën që lamë pas në Serie A.

Pisilli, i cili shënoi golin e fitores për kryeqytetasit e Italisë, thotë se është një ëndërr të shënon gol në fanellën e ‘romakëve’.

“Të shënosh në këtë stadium me këtë fanellë, për një romanist është një ëndërr”, ka thënë Pisilli për mediet italiane, raporton RTKLive.

Pas kësaj fitore, Roma ka nëntë pikë në vendin e nëntë, katër më pak se kryesuesi i tabelës, Napoli.

Share This