Griezmann pensionohet nga kombëtarja e Francës

Griezmann pensionohet nga kombëtarja e Francës

Tashmë është zyrtare. Sulmuesi Antoine Griezmann është pensionuar nga Kombëtarja e Francës.

As-i i Atletico Madridit përmes llogarisë së tij në Instagram, ka njoftuar pensionimin nga ‘Gjelat’.

“Me një zemër plot kujtime e mbyll këtë kapitull të jetës sime. Faleminderit për këtë aventurë të mrekullueshme trengjyrësh dhe shihemi së shpejti”, ka shkruar Griezmann.

33-vjeçari ka luajtur 137 ndeshje me Francën, duke shënuar 44 gola.

Share This