Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Mbi vendin sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius  raporton RTKlive.

Deri në mesin e javës parashihet mot stabil, kryesisht i qetë dhe me temperatura tipike vjeshtore. Sipas IHMK-së, kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që nga dita e enjte dhe e premte moti të pësojë ndryshime të theksuara , parashihen vranësira konvektive të shoqëruara me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet do të jenë në formë shtërngate dhe të shpejta.

Share This