Shqipëria ‘transferon’ edhe një personalitet nga Kosova, Balla tregon miqësinë që ka me Agim Ademin
Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka postu një foto me homologun e tij nga Kosova, Xhelal Sveçla, me një fanellë të Shqipërisë e cila ngjasonte në atë kur prezantohen lojtarët e ri.
Kohëve të fundit sikur është bere trend që lojtarët kosovarë të transferohen atje, por duke e ditur që Balla është një adhurus i madh i futbollit madje edhe i Kosovës pasi shpesh i percjellë ndeshjet e saj, ky transfer do të mirëkuptohet nga Presidenti i FFK Agim Ademi.
Balla është mik i presidentit Ademi dhe kjo dëshmohet me një koment të lënë nga ministri ku shkruan.
“Me këtë besoj pajtohet edhe presidenti Agim Ademi”, koment ky i percjell me një emoj që tregon se gjithcka po bëhet në shenjë respekti.