Tottenhami “shkatërron” Manchester Unitedin
Manchester Unitedi ka pësuar humbje të rëndë të dielën mbrëma. Në “Old Trafford”, Unitedi u shkatërrua nga Tottenham Hotspus, 3:0.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të xhiros së gjashtë të Premier Leagues.
Ndeshja nisi keq për Unitedin.
Që në minutën e tretë Brennan Johunson shënoi për 1:0 në të mirë të Tottenhamit. Situata u bë edhe më e rëndë për skuadrën vendase në fund të pjesës së parë. Bruno Fernandes u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 42-të.
Kështu pjesë e dytë ishte e papërballueshme për Unitedin, që i pësoi edhe dy gola të tjerën. Dejan Kulushevski shënoi për 2:0 menjëherë në minutën e 47-të. Tjetër gol për Tottenhamin realizoi Dominic Solanke në minutën e 77-të.
Manchester Unitedi tani është në pozitën e 12-të në Premier League me shtatë pikë. Tottenhami i ka dhjetë pikë në pozitën e tetë.