‘Era shtet’ – Kur të vidhet drita, buka e kripa

‘Era shtet’ – Kur të vidhet drita, buka e kripa

Lutfi Haziri

Serbia ka punuar shumë në ofanzivë diplomatike në disa shtete të oqeanit pacifik dhe nëpër skaje të botës për të tërhequr njohjet e Kosovës. Marrëveshjen e Washingtonit, e cila e ndalonte fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve, Qeveria Kurti nuk e zbatoi, por na e sollën marrëveshjen e Ohrit Kurti-Vuçiq. Tashmë s’ka nevojë të parandalohet Serbia në atë fushatë, sepse punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij.
Çka me pritë prej tyre që shesin energji përmes GEN-it serb, vjedhin rezervat shtetërore e së fundmi, tentojnë me vjedhë edhe pasulin e FSK-së?!
A po kuptoni, dritën, bukën e kripën po na e vjedhin. Maxhen e popullit. Kjo hajni ka emër se njëmend nuk do ndodhur deri sot. Nuk do t’ia falin sepse e propagandonin të kundërtën në kohën e mbledhjes së votave, praptonin realitete se veç me ta do të vie ‘era shtet’. Por, po kundërmon erë hajnie!
Po e ritheksoj, ata që e kundërshtuan e s’e deshën Republiken e 17 shkurtit, sot po e udhëheqin në izolim deri në falementim.

Share This