Rama: Po i lirojmë hapësirat te `Santea`, kjo zonë do të transformohet

Rama: Po i lirojmë hapësirat te `Santea`, kjo zonë do të transformohet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se po i lirojnë hapësirat te “Santea” në lagjen “Dardania” për siç tha ai  t`i hapur rrugë vazhdimit të punimeve për transformimin e tërësishëm të kësaj zone.

Rama në një postim në Facebook ka shkruar se do të rregullojnë hyrjet e banesave, platonë, do të ndërhymë në përmirësimin e kanalizimit, problemit të ujërave të zeza në këtë pjesë ikonike të kryeqytetit.

“Do të rregullojmë hyrjet e banesave, platonë, do të ndërhymë në përmirësimin e kanalizimit, problemit të ujërave të zeza në këtë pjesë ikonike të kryeqytetit. Pas kryerjes së punimeve do të duket shumë më bukur!”, ka shkruar Rama.

Share This