Rohde: Përkushtimi i qeverisë ndaj dialogut, hap kyç për të përfituar nga Plani i Rritjes
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mirëpritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut të Brukselit.
Rohde ka thënë se ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë të Planit të BE-së të Rritjes
“Mirëpres përkushtimin e qartë dhe publik të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë të udhëhequr nga BE-ja në një frymë konstruktive”.
“Ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë sipas Planit të Rritjes së BE-së”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.
Kurti, gjatë qëndrimit në Bruksel javën e kaluar është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman.
Në këtë takim, Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme ta vazhdojë dialogun e Brukselit.