Osmani takohet me Blinkenin, e falënderon për mbështetjen e palëkundur të ShBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Nju-Jork është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Përmes një postimi në “X”, Osmani është shprehur se e ka falënderuar Blinkenin, për mbështetjen e palëkundur të ShBA-së.
“Gjithmonë është mirë të takohesh me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen liderëve në Nju-Jork nga presidenti Joe Biden, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së”, ka shkruar Osmani.