Gjashtë akuza për rumunët, UEFA nis hetimet
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian (UEFA), ka nisur hetimet kundër Rumanisë për skandalin që ndodhi në ndeshjen kundër Kosovës.
Në duelin Rumani-Kosovë (2-0), tifozët rumunë bënë skandal duke e shfaqur një baner me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, ndërsa bënë edhe thirrje “Serbia, Serbia”, derisa ndeshja u ndëprerë për rreth 50-të minutave.
Federata e Futbollit të Kosovës, dje është ankuar në UEFA për skandalin e ndodhur në stadumin ‘National’ të Bukureshtit.
Mediumi rumun “GSP”, të enjtën shkruan se UEFA ka nisur hetimet për incindetin e sfidës Rumani-Kosovë.
Sipas “GSP” në hetim do të analizohen gjashtë akuza:
“Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumani”). Mesazhe provokuese të karakterit fyes (thirrje të paligjshme). Sjellje raciste. Ndezja e pishtarëve. – Hedhja e objekteve në fushë. Bllokimi i zonave të aksesit publik.”
Tri akuzat e para janë më të rënda për Rumaninë, e cila nëse shpallet fajtorë, rrezikon të luajë në shtëpi me dyer të mbyllura, pra pa shikues, kundër Andorrës më 15 tetor, madje edhe kundër Zvicrës më 21 nëntor, në ndeshjen e fundit eliminatore të Evropianit.