Osmani falënderon Shtëpinë e Bardhë për ftesën në samitin për Ukrainën

Osmani falënderon Shtëpinë e Bardhë për ftesën në samitin për Ukrainën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, por edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Osmani, në një postim në Facebook,  e ka falënderuar Shtëpinë e Bardhë që e ftoi t’u bashkohet liderëve botërorë në një samit për Ukrainën që u mbajt në kuadër të javës së nivelit të lartë të OKB-së në New York.

“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani në Facebook, raporton rtk.

Share This