Reali në ankth, lëndohet Mbappe

Reali në ankth, lëndohet Mbappe

Kylian Mbappé ngre flamurin e bardhë për shkak të një dëmtimi dhe do të mungojë të paktën deri në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar.

Mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e fituar ndaj Alaves, sulmuesi francez u largua nga fusha për shkak të një problemi fizik dhe sot konfirmimi i dëmtimit ka mbërritur direkt nga Real Madridi.

“Pas testeve të bëra sot tek lojtari ynë Kylian Mbappe nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai u diagnostikua me një dëmtim në këmbën e majtë. Situata po përditësohet. Kohët e rikuperimit vlerësohen në tre javë, Mbappé duhet të kthehet pas pushimit ndërkombëtar”, shkruhet në njoftimin e klubit madrilen.

Share This