Europa League ’24-‘25, Superkompiuteri suprizon me parashikimin e favoriteve të turneut
Edicioni i ri i Ligës së Europës ka nisur me surpriza… në letër. Sot në mbrëmje starton sezoni i ri, i cili nuk parashikon më afrimin e skudrave të tjera nga Liga e Kampioneve. Për këtë motiv parashikimi i bërë nga superkompiuteri i Opta-s është për tu parë me vëmendje.
Sipas statistikave Porto është skuadra favorite për ta fituar kompeticionin me 29.3% të mundësive për të shkuar në finale dhe 17.8% të mundësive për ta fituar atë.
Në vendin e dytë ndodhet Atletik Bilbao, e cila ka 19.8% arritjen në finale dhe 10.9% fitimin e saj. Surpriza e madhe është Slavia e Pragës. Skuadra çeke renditet e treta mes favoriteve me 9.6% të shanseve për të fituar 90’ e fundit të kompeticionit.
Skuadrat dhe shanset (në %) për të fituar finalen:
…
4.Totenham 8.6%
5.Roma 8.2%
6.Man.Junajtid 7.1%
…
8.Gallatasaraj 5.2%