Varane thotë lamtumirë, mbrojtësi tërhiqet nga futbolli i luajtur
Raphael Varane i thotë lamtumirë futbollit të luajtur: shumë dëmtime, i fundit (në gju) më 11 gusht pasi u bashkua me Comon si lojtar të lirë në korrik.
Ish-mbrojtësi i Lens, Real Madrid dhe Manchester United, vetëm 31 vjeç, ka fituar 3 La Liga, 4 Champions League, 3 Superkupa UEFA dhe 4 Kupa të Botës për Klube në karrierën e tij krahas Botërorit 2018 me Francën.
“Të gjitha gjërat e bukura e kanë një fund, nuk kam pendime. Do të qëndroj te Como. Thjesht pa përdorur kpucët me taka dhe mbrojtëset e këmbëve. Diçka për të cilën mezi pres ta ndaj me ju së shpejti”, tha Varane në Instagram.