Osmani në SHBA, zotohet për luftimin e dukurisë së drogave sintetike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA, ka falënderuar presidentin Joe Biden për ftesën për të marrë pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintentetike.
Osmani, në një postim në Facebook, tha se me këtë rast tregoi përkushtimin në luftimin e kësaj dukuri dhe njëherësh ka bashkëbiseduar me shumë liderë botëror.
“Falënderuese ndaj Presidentit Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintentetike. Krahas përkushtimit tonë të përbashkët që ta luftojmë këtë dukuri të tmerrshme, kisha mundësinë që të bashkëbisedoj edhe me liderë të tjerë botëror”, ka shkruar Osmani, raporton rtk.