Pronarët e rinj duan ti besojnë skuadrën, Sarri drejt rikthimit në Angli
Një lajm i bujshëm vjen nga “Corriere dello Sport” në lidhje me të ardhmen e Maurizio Sarrit. Dy ditë pas njoftimit për blerjen e Evertonit, familja Friedkins ka nisur të kërkojë një trajner të ri për të zëvendësuar Sean Mark Dyche, që ka grumbulluar vetëm një pikë në pesë ndeshjet e para të Premier League dhe të cilit i skadon kontrata.
I përfolur disa herë vitet e fundit për të marrë drejtimin e Romës, ish-trajneri i Lazios është një ide konkrete për të marrë drejtimin e Evertonit dhe mund ta gjejë veten në Premier League më shumë se pesë vjet pas përfundimit të aventurës së tij te Chelsea.
Të hënën, familja Friedkin siguroi tifozët e Romës se blerja e Evertonit nuk do të ndikojë aspak në përkushtimin ndaj klubit verdhekuq.