Peja mposhtet nga Maroussi në ndeshjen e parë të FIBA Europe Cup
Skuadra e Pejës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të FIBA Europe Cup, duke u mposhtur nga Maroussi me rezultatin 98-75.
Në ndeshjen e zhvilluar të martën në Greqi skuadra vendase ka dominuar ndeshjen, duke i vështirësuar skuadres kosovare shkuarjen tutje në garë.
Maroussi e ka nisur ndeshjen shumë mirë, duke fituar çerekun e parë me rezultat 34-20, ndërsa Peja ia ka arritur ta zvogëlojë disavantazhin në çerekun e dytë, që është mbyllur me shifrat 54-43 në favor të vendasve.
Edhe pse Peja e ka nisur mirë çerekun e tretë, Maroussi e ka rimarrë kontrollin, duke e mbyllur atë me rezultatin 74-58.
Në çerekun e fundit, vendasit ia kanë dalë ta shtonjnë epërsin, duke siguruar një fitore të thellë me njëzet e tre pikë dallim.
Për skuadrën greke, Ismael Sanogo ka qenë lojtari më i dalluar me njëzet pikë dhe dhjetë kërcime, ndërsa Cameron Reynolds dhe Jonathan Stove kanë kontribuar me nga tetëmbëdhjetë pikë secili.
Te Peja, Darnell Cowart ka qenë më i dalluar me njëzet e një pikë, ndërsa Jawaun Daniels e ka mbyllur ndeshjen me shtatëmbëdhjetë pikë.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 26 shtator, ku Peja do të përpiqet të rikthejë disavantazhin për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.